SLLOVAKIA DO TË VENDOSË PËR NJOHJEN E KOSOVËS PAS MARRËVESHJES SË SAJ ME SERBINË

Sllovakia ka thënë gjithmonë se do ta njohë Kosovën pasi Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, ndërkohë që do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, deklaroi ish-kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radicova.

Sllovakia do të vendosë për njohjen e Kosovës pas marrëveshjes së saj me Serbinë
Postuar më 15.04.2013 09:44:30 UTC
Përditësuar më 15.04.2013 11:40:30 UTC

Sllovakia ka thënë gjithmonë se do ta njohë Kosovën pasi Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, ndërkohë që do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, deklaroi ish-kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radicova.

''Pikëpamjet e qeverisë time, që drejtoi vendin deri në vitin 2012, ishin që ne të ndihmonim Serbinë duke refuzuar njohjen e Kosovës deri në gjetjen e një zgjidhjeje për të dy palët'', theksoi Radicova për gazetën serbe ''Blic''.

''Unë nuk mund të flas për qeverinë aktuale, megjithatë nuk shoh arsye për Sllovakinë që të mos mbështesë Serbinë dhe Kosovën si dy vende të pavarura, që në momentin kur marrëdhëniet e tyre të jenë normale'', shton ish-kryeministrja sllovake.

''Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak ka bërë shumë për Ballkanin Perëndimor dhe po përgatitet të ndihmojë Serbinë pas fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me BE-në'', përfundon Radicova, e cila aktualisht jep mësim në Oxford.