LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT NË BALLKAN

Për zhvillimin, stabilitetin, demokratizimin dhe fuqizimin e shtetit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit në Ballkan përmban një rëndësi jetike.

Lufta kundër korrupsionit në Ballkan
htt

Get Adobe Flash player

Postuar më 28.09.2012 14:09:05 UTC
Përditësuar më 28.09.2012 14:48:33 UTC

Sipas rezultateve të qendrës për Studimin e Demokracisë në Sofje, korrupsioni që është kthyer në një nga sëmundjet sociale më të përhapura në Bullgari, është 2-3 fish më i madh se në vendet e tjera të Evropës. I njëjti studim përcakton se përqindja e dhënies së ryshfetit në Rumani është më e lartë se në Bullgari. Në një studim tjetër, shprehet se në korrupsionin në Bosnje-Hercegovinë, humben rreth 1.7 miliardë euro në vit. Njësoj si në shembujt e lartpërmendur, tërhiqet vëmendja se edhe në Serbi, korrupsioni është problemi më i madh shoqëror që vihet re sistematikisht në vend. Këto shembuj rikujtojnë se ndër më serioze të vendeve të Ballkanit qëndron korrupsioni. Për këtë arsye nevoja e luftës kundër korrupsionit vazhdon të qëndrojë si sfiduesja themelor përballë vendeve të Ballkanit.

Edhe pse ryshfeti dhe llojet e tjera të korrupsionit kanë qenë një nga temat themelore që kanë shqetësuar njerëzimin që nga epokat antike, sidomos problemet socio-ekonomike të shkaktuara për shkak të tyre kanë filluar të tërheqin më tepër vëmendjen këto 22 vitet e fundit. Pozicioni gjeografik i Ballkanit, shpërbërja e Jugosllavisë së Tito-s, luftërat e përjetuara në vitet 1990 dhe faktorë të tjerë si përjetimi i viteve të tranzicionit ekonomik, u bënë shkak që në Ballkan të krijohej një bazament i përshtatshëm për korrupsion.

Për shembull, në Serbi vend që ka hyrë nga një luftë në tjetrën, që u bombardua nga NATO dhe përjetoi embargot e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në vitet 1990, institucionet shtetërore u implikuan në shumë aktivitete kriminale. Po në të njëjtat vite, në Kroaci, vetëm ata që kishin lidhje të ngushta me partitë në pozitë, mund të zhvillonin me sukses aktivitetet e tyre tregtare. Kurse në Bullgari, lidhjet ndërmjet elementeve të krimit dhe posteve zyrtare të shtetit, zunë vend për një kohë të gjatë në agjendën e Bullgarisë.

Për shkak të përpjekjeve të treguara për zhvillimin e shteteve të reja të krijuara në Ballkan, masave të marra për siguri kombëtare dhe pakicat si dhe elementë të tjerë të ngjashme, tema e luftës kundër korrupsionit, ka ardhur duke u vonuar në rendin e vendeve të Ballkanit. Kur integrimi në Evropë dhe Institucionet atlantike u bënë objektiva kryesore në politikën e jashtme të vendeve të Ballkanit, çështja e luftës kundër korrupsionit, filloi të dalë përballë këtyre vendeve si një pjesë e pandarë e reformave të detyruara. Sidomos në raportet e publikuara nga ana e Komisionit Evropian, tërhiqet vëmendja se çfarë duhet të bëjnë vendet e Ballkanit kundër korrupsionit dhe paraqitet pothuajse një hartë rrugore në lidhje me këtë temë.

Në kundërshtim me të shkuarën e afërt, në ditët tona, ekzistojnë institucione të shoqërisë civile që zotërojnë kapacitetin për të luajtur një rol aktiv në luftën kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit. Nga ana tjetër, në saj të fushatave dhe punimeve për të krijuar një ndryshim të instituteve civile dhe burimeve të medias, sot lufta kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit gjen mbështetjen e duhur nga ana e shoqërisë.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive, në raportet e ndryshme të publikuara, vendet e Ballkanit vazhdojnë të marrin notë të ulët në lidhje me këtë temë. Për shembull, në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Transparencës, vendet e Ballkanit vazhdojnë të tregohen si vendet më të përfshira në korrupsion ndër vendet e Evropës. Kurse sipas raportit të Organizatës Globale të Ndershmërisë, bëhej e ditur se në vendet e Ballkanit, mekanizmat e luftës kundër korrupsionit vazhdojë të mbeten të pamjaftueshme. Edhe në Raportin e Progresit të përgatitur nga Komisioni Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimore, kuptohet se pamjaftueshmëria ndaj korrupsionit vazhdon të mbetet problemi i përbashkët i vendeve në fjalë. Madje edhe Bullgaria dhe Rumania që janë anëtare të Bashkimit Evropian, kritikohen shpesh nga Brukseli në lidhje me korrupsionin.

Përgjithësisht, fondet e veçuara nga ana e instituteve ndërkombëtare financiare për luftën kundër korrupsionit, mundohen të sigurojnë përforcimin e kontrollit të shoqërive civile në vendet e Ballkanit. Paralelisht me këtë, qeverive të vendeve të rajonit i bëhen edhe presione të ndryshme për të bërë reformat e duhura. Por për fat të keq, pamjaftueshmëria e vullnetit politik, vazhdon të jetë arsyeja kryesore e dështimit në përpjekjet kundër korrupsionit. Për këtë arsye, ndjehet nevoja e zhvillimit të strategjive të tjera që do të sigurojnë ndërmarrjen e një roli aktiv të partive ndaj luftës kundër korrupsionit. Duhet nënvizuar se për zhvillimin, stabilitetin, demokratizimin dhe fuqizimin e shtetit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit në Ballkan përmban një rëndësi jetike.

Lajmet e fundit