NORVEGJIA, VENDI KU UJKU I TREMBET DELES

Kamerat kanë regjistruar një ndodhi të pazakontë, teksa një ujk sulmon dhe pastaj detyrohet t'i arratiset kundërpërgjigjes.

Postuar më 19.06.2013 12:29:01 UTC
Përditësuar më 19.06.2013 12:29:01 UTC

Në pamjet e filmuara në një rrugë pylli, në zonën qendrore Trondelag të Norvegjisë, një ujk i uritur sulmon një dele dhe dy qengjat e saj, që kullosnin përreth.

Por nëna dele e ndjen menjëherë rrezikun dhe ia mësymë ujkut për të shpëtuar qengjat.

Ujku e kupton se nuk mund t'ia arrinte qëllimit dhe largohet me shpejtësi.

Pas sekonda më vonë ujku bën një tentativë të dytë, por edhe kjo pa sukses.

Këto pamje, që janë regjistruara rastësisht nga një i ri norvegjez, krijuan jehonë të madhe në mediat e skandinave.