MAQEDONI - REZULTATE PAS RAUNDIT TË DYTË TË ZGJEDHJEVE LOKALE

Komisioni Shtetëror maqedonas i Zgjedhjeve shpalli rezultatet për 29 komuna, ku janë përpunuar tërësisht të dhënat nga të gjitha qendrat e votimeve.

Maqedoni - Rezultate pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale
Postuar më 08.04.2013 07:42:32 UTC
Përditësuar më 08.04.2013 07:42:32 UTC

Komisioni Shtetëror maqedonas i Zgjedhjeve shpalli rezultatet për 29 komuna, ku janë përpunuar tërësisht të dhënat nga të gjitha qendrat e votimeve. Komisioni ende nuk ka përpunuar të dhënat për komunën e Çairit dhe Qendrës dhe për qytetin e Shkupit.

Më poshtë vijojnë disa nga rezultatet:

Tetovë - Fitoi Teuta Arifi BDI me 55,54 për qind të votave ndaj Sadi Bexhetit PDSH me 41,93 për qind.

Gostivar - Fitoi Nevzat Bejta BDI me 50,5 për qind të votave para Rufio Osmanit RDK me 47,51 për qind.

Haraçinë - Fitoi Brahim Ajvazi BDI me 52,11 për qind të vota të fituara para kandidatit të pavarur Basri Bajrami me 47,14 për qind të votave.

Tearcë - Fitoi Isen Asani BDI me 55,87 për qind të votave të fituara para Ruhan Iljazi PDSH me 42,8 për qind.

Bërvenicë - Fitoi Enver Pajaziti BDI me 51,92 për qind nga votat para Stojan Todorovskit VMRO-DPMNE me 46,93 për qind

Vrapçishtë - Fitoi Bajram Kadrija BDI me 51,25 për qind të votave para Isen Shabanit me 47,04 për qind.

Studeniçan - Fitoi kandidati i PDSH-së Azem Sadiku me 49,69 për qind të votave me 17 vota më shumë nga kandidati i BDI-së Fati Iseni për të cilin kanë votuar 49,49 për qind e votuesve.

Strugë - Fitoi Zijadin Sela PDSH me 57,3 për qind, ndërsa Vlladimir Koçoski VMRO-DPMNE-ja 42,15 për qind.

Shkup, nga 93,47 për qind e rezultateve të përpunuara, udhëheq Koce Trajanovski me 60,3 për qind të votave, para Jani Makradulit me 35,61.

Çair, nga 82,26 për qind e votave të përpunuara, udhëheq Izet Mexhiti BDI me 63,97 për qind, ndërsa Muhamed Thapi PDSH ka 26,23 për qind.

Në Qendër, nga 63,64 për qind e votave të përpunuara, Andrej Zhernevoski me 50,91 për qind është para Vladimir Todoroviç me 46,45 për qind.