100-VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË KREMTOHET EDHE NË SELINË E NATO-S NË BRUKSEL

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, festimet u ndjenë dhe në selinë e NATO-s në Bruksel.

100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë kremtohet edhe në selinë e NATO-s në Bruksel
Postuar më 21.11.2012 21:25:31 UTC
Përditësuar më 21.11.2012 21:29:17 UTC

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, festimet u ndjenë dhe në selinë e NATO-s në Bruksel.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes bën të ditur se “në ceremoninë e organizuar sot për këtë 100-vjetor një përshëndetje të veçantë u dha dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

“Është një kënaqësi e madhe për mua që t'ju uroj ju dhe popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të pavarêsisë së Shqipërisë. 3 vjet e gjysëm përpara anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i tregoi botës se ideja e lirisë është e pathyeshme. Me anëtarësimin në NATO, Shqipëria ka forcuar sigurinë e saj të brendshme dhe atë të NATO-s dhe të tërësisë së Aleancês Atlantike”, tha Rasmussen.

Ai theksoi se “së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, ju jeni angazhuar për mbrojtjen e sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Ky është angazhimi më solemn që njê shtet sovran mund të ndërrarrë. Shqipëria e ka treguar se mund ta kryejë këtë angazhim. Vendi juaj ështê një aleat i denjë. Ju keni dhënë një kontribut të rëndêsishëm politik dhe ushtarak për Aleancên tone”.

Më tej, ai vlerësoi se "ju keni lujatur një rol tê rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe angazhimi juaj në Afganistan ka qenë provë e fortë e përkushtimit tuaj për të mbrojtur sigurinë e Aleancës. Ne jemi të gëzuar të kemi një Shqipëri të lirë, të sigurtë dhe të angazhuar si anëtar i Aleancës. Ju uroj ju dhe popullit të Shqipërisë njê ditë të lumtur dhe të sigurtë të pavarësisë".

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u shpreh se "historia e Shqipërisë është një histori e luftës dhe përpjekjeve të mëdha për të mbijetuar dhe ruajtur identitetin kombëtar. Si pasojë e kësaj historie, Shqipëria mbeti për një kohë të gjatë në skajet e zhvillimeve moderne në Europë. Por shqiptarët për asnjë moment nuk hoqën dorë nga perspektiva e tyre europiane".

100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, theksoi ai, Shqipëria është anëtare e Aleancës më të madhe politiko-ushtarake të kohëve moderne.

Mbështetja e publikut ndaj Aleancës arrin shifra rekord, duke kaluar atë të 90 përqind të popullsisë. Shqipëria e sotme është më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe shquhen arritje të qartë në të gjitha fushat, si në atë të konsolidimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, reformave politike, zhvillimit ekonomik dhe shumë fusha të tjera. Shqipëria është një faktor stabiliteti në Ballkan duke luajtur rol konstruktiv në të gjitha politikat rajonale dhe jep kontributin e saj për paqen dhe sigurinë globale. Ne jemi të vendosur të ecim përpara në këtë drejtim. Ne jemi të vendosur që ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç aspiruan themeluesit tanë", përfundoi Imami.

Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në selinë e NATO-s nuk mund të mungonte dhe torta me simbolin kombëtar shqiptarë.

Lajmet e fundit