DEMPSEJ - USHTRIA AMERIKANE ËSHTË E PËRGATITUR PËR NDËRHYRJE NË SIRI

Shefi amerikan i Shtabeve Gjeneral Armate Martin Dempsej ka thënë se Esadi në luftën e brendshme që përjetohet në Siri është në avantazh dhe në rast se nevojitet ushtria amerikane është e gatshme të ndërhyjë.

Dempsej - Ushtria amerikane është e përgatitur për ndërhyrje në Siri
Postuar më 19.07.2013 12:30:36 UTC
Përditësuar më 19.07.2013 12:30:36 UTC

Shefi amerikan i Shtabeve Gjeneral Armate Martin Dempsej ka thënë se Esadi në luftën e brendshme që përjetohet në Siri është në avantazh dhe në rast se nevojitet ushtria amerikane është e gatshme të ndërhyjë.

Shefi amerikan i Shtabeve Dempsej, lidhur me tregimin si kandidat përsëri në këtë detyrë nga Presidenti Obama, i është përgjigjur pyetjeve të Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura. Pyetjes së drejtuar nëse “Esadi është duke fituar” ai i është përgjigjur se “Aktualisht zhvillimet tregojnë që situata është në favor të Esadit”.

Duke vënë në dukje se ata kanë përcaktuar alternativa për çdo lloj probabiliteti në Siri, Dempsej bëri të ditur se në rast se udhëheqja e Obamës do t’ua kërkojë, ata janë gati të vihen në veprim.

Edhe Zëvendësi i tij Winnefeld, ka vënë në dukje se regjimi i Esadit mbështetjen më të madhe e ka pasur nga Irani dhe Hizbollahu.

“Nëse Rusia do t’i thoshte Esadit të ikë atëherë edhe loja do të ndryshojë por unë mendoj se Esadi do të luftojë deri në vdekje”, është shprehur Winnefeld.

Dhe ndërkohë që në Senatin amerikan është përjetuar një dialog i tillë, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry është takuar në Jordani me të arratisurit nga Siria. Kerry tërhoqi vëmendjen mbi vështirësinë e përgjigjes së kërkesës së sirianëve për shpalljen e ndalim-fluturimit.

Lajmet e fundit