MËSOJMË TURQISHT 18

Në këtë mësim do të gjeni disa fjali pyetëse shembull që përdoren gjatë deklarimit të sendeve në doganë para se të hyni në Turqi.

Mësojmë Turqisht 18
Postuar më 05.05.2011 06:47:45 UTC
Përditësuar më 05.05.2011 06:47:45 UTC

ERDHA NË TURQI 4

Përshëndetje. Në 3 mësimet e fundit ishim bashkë me Marisën, e cila në Turqi ka ardhur nga Amerika për 20 dite pushime dimërore dhe dëgjuam bisedat mes Marisës dhe njerëzve të parë me të cilët ajo u ndesh në Turqi. Në këtë mësim përfundon kontrolli i pasaportës së Marissës, pastaj ajo merr bagazhin dhe duke i dhënë përgjigje edhe një pyetjeje të nëpunësit të doganës ndahet nga aeroporti për të shkuar në Uludağ, ku do të kalojë një pushim të paharrueshëm.

Shikoni se si në fillim polici pas përgjigjeve që ka marrë nga Marissa e vulos pasaportën e saj dhe ia rikthen atë. Tani të dëgjojmë dialogun mes tyre në këto momente.

-Ülkemize hoş geldiniz. İyi tatiller. (Polici) -Mirëserdhët në vendin tonë. Pushime të mbara.
-Teşekkür ederim. İyi günler. (Marisa) -Të faleminderit. Ditën e mirë.
Marissa i afrohet nëpunësit më të afërt dhe e pyet për të mësuar vendin se ku do të marrë bagazhin. Të dëgjojmë së bashku pyetjen e Marissës dhe përgjigjen që i jep nëpunësi.
- Bagajımı nereden alabilirim? (Marisa) -Ku mund ta marr bagazhin?
-Altı numaralı banttan alabilirsiniz. Bakın sağdaki ilk bant. (Nëpunësi) -Mund ta merrni nga transportieri Nr.6. Transportieri i parë në të djathtë.
Marissa, pasi ka marrë bagazhin dhe ka përfunduar të gjitha veprimet e nevojshme, për të filluar pushimet bisedon së fundmi me nëpunësin e doganës para se të ndahet nga aeroporti. Të dëgjojmë edhe këtë dialog.
- Gümrüğe tâbi eşyanız var mı? (Doganieri) -A keni mall për çdoganim?
Ti dëgjojmë edhe një herë një e nga një grupet e fjalëve dhe shprehjeve që përdori doganieri në këtë fjali pyetëse.
- Gümrük - Doganë
- Gümrüğe tâbi olmak - I nënshtrohet tarifës doganore
- Gümrüğe tâbi eşya - Mall që duhet deklaruar në doganë
- Gümrüğe tâbi eşyanız var mı? - A keni mall për çdoganim?
Marisa regjistron tek nëpunësi i doganës kamerën dhe kompjuterin që ka sjellë me vete dhe kështu përfundon veprimet në aeroport për të hyrë në Turqi. Tani ajo është gati të njihet me bukuritë e Turqisë. Po, për disa javë ne ndamë me ju praktikat e para në gjuhën turke të Marisës në Turqi.