Postuar më 11.08.2012 14:07:39 UTC
Përditësuar më 11.08.2012 14:07:39 UTC
Presidenti Abdullah Gyl i ka dërguar një mesazh urimi sportisteve turke.
Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl uroi me anë të një telegrafi sportistet Asllë Çakër Alptekin, Gamze Bullut dhe Nur Tatar për suksesin që treguan në Lojërat Olimpike të Londrës.
Ai shprehu gëzimin e tij për medaljet që morën atletet Asllë Çakër Alptekin, e cila mori medalje të artë dhe Gamze Bullut, e cila mori medalje argjendti.
Presidenti Gyl i dërgoi një telegraf përurues edhe sportistes së Taekwandos Nur Tatar e cila mori medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Londrës.
Nur Tatar është pjesë e projektit "81 yje nga 81 qytete", projekt ky i cili është vënë në zbatim nën kujdesjen e Hajrynisa Gylit, bashkëshortes së Presidenti Abdullah Gyl.