www.trtalbanian.com
Rss

RRITEN MARRËDHËNIET TREGTARE TURQI-AZERBAJXHAN

Një delegacioni tregtar turk i formuar nga 100 burokrate dhe biznesmenë i kryesuar nga Ministri i Shtetit, Zafer Çallajan (Zafer Çağlayan) vazhdon kontaktet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Postuar më 28.07.2010 11:41:48 UTC
Përditësuar më 28.07.2010 11:41:48 UTC

Marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan po zhvillohen edhe në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

 

Delegacioni Tregtar Turk i formuar nga 100 burokrate dhe biznesmenë i kryesuar nga Ministri i Shtetit, Zafer Çallajan (Zafer Çağlayan) vazhdon kontaktet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

 

Në fillim Ministri i Shtetit, Zafer Çallajn në Baku vizitoi Varrezat Shtetërore dhe varrezat e dëshmorëve turq.

 

Më pas Zafer Çallajan u prit në takim nga Presidenti Ilham Alijev dhe zhvilloi një takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit, Shahin Mustafajev.

 

Në deklaratat që bëri Çallajan tha se synojnë ta rrisin në 5 miliardë vëllim tregtar ndërmjet dy vendeve nga 2 miliardë dollarë që është aktualisht.

 

Në kuadër të vizitës do të organizohet Forumi i Biznesit, me qëllim rritjen e mundësive ndërmjet dy vendeve për tregti, investime dhe bashkëpunim.

Turkish Radio - Television Corporation Official Web Site
This service may include material from Anatolian News Agency (AA), Agence France-Presse (AFP), Associated Press (AP), Reuters, Deutsche Press Agentur (dpa), ATSH, EFE, MENA, ITAR TASS, XINHUA which is copyright and cannot be reproduced.