KRYEMINISTRI ERDOAN: NGJARJET NË SIRI JANË NJË QERBELA E RE

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan i cili iu drejtua liderëve fetarë të krishterë dhe myslimanë në Stamboll, ngjarjet në Siri i krahasoi me ato që ka përjetuar Qerbelaja.

Kryeministri Erdoan: Ngjarjet në Siri janë një Qerbela e re
Postuar më 08.09.2012 08:36:40 UTC
Përditësuar më 08.09.2012 08:36:40 UTC

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan i cili iu drejtua liderëve fetarë të krishterë dhe myslimanë në Stamboll, ngjarjet në Siri i krahasoi me ato që ka përjetuar Qerbelaja.

"Ç'ka ishin ngjarjet e Qerbelasë 1332 vjet më parë, ato janë dhe ngjarjet e përjetuara sot në Siri", tha Kryeministri Erdoan.

Kryeministri turk i cili vuri në dukje se Turqia nuk ka paragjykime për asnjë etnicitet ose sekt fetar në rajonin e saj, tha se janë bërë reforma të rëndësishme për rikthimin e të drejtave që u përkasin besimtarëve të feve të ndryshme.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan mori pjesë në Samitin e Liderëve Fetar, organizuar në Stamboll, ku mbajti edhe një fjalim për të krishterët dhe myslimanët e ardhur nga të katër anët e botës.

Në fjalimin e tij Kryeministri Erdoan preku masakrat e përjetuara në Siri dhe tha: "Sot, në një kohë që një regjim mizor, diktator dhe i pamëshirshëm kryen masakra me armë të rënda kundër popullit të tij, ka nga ata që për shkak të fanatizmit sektar, qëndrojnë të heshtur ose që e duartrokasin dhe e mbështesin këtë mizori".

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan i cili ngjarjet në Siri i krahasoi me ato që ka përjetuar Qerbelaja tha: "Viktima mund të jetë ndryshe edhe mizori po ashtu, por ato që po përjetohen janë në Qerbela e re. Ne si Turqi, as në Irak, as në Siri e as në Liban nuk kemi paragjykime kundër asnjë feje ose sekti".

Pjesëmarrësve Kryeministri gjithashtu iu rikujtoi punimet e bëra në Turqi për realizimin e përqafimit të identiteteve të ndryshme.

"Ndërkohë që në Republikën e Turqisë, standardet demokratike të çdo nënshtetasi janë ngritur në nivelin më të lartë, ne kemi realizuar reforma të rëndësishme në aspektin e rikthimit të të drejtave që kanë besimtarët e feve të ndryshme. Fakti më i qartë është rikthimi gjatë qenies sonë në pushtet, i të gjitha pronave të patundura fondacioneve të feve të ndryshme, gjë kjo që për të cilën administratat e mëparshme nuk kanë pasur kurajë ta bëjnë".

Kurse Myftiu i Liban Akkarit, Usami El Rifai, duke tërhequr vëmendjen mbi dramën njerëzore të përjetuar në Siri tha: "Ende bëhet fjalë që vende të ndryshme të mos bien në ujdi për çështjen e Sirisë. Ka edhe konflikte ndërsektare. Por për bashkimin e popujve herët ose vonë do të arrihet një përfundim".

Patriarku i Kishës Ortodokse greke të Jerusalemit, Theofilis tha se ky organizim mbart një vend të veçantë për paqen e Lindjes së Mesme dhe vuri në dukje se "Gjendja në Siri është shumë tragjike. Nuk ka nevojë për konflikte sepse në këtë botë ka vend për të gjithë".

Lajme t� nd�rlidhura