MËSOJMË TURQISHT-04

Prezantimi IV

Mësojmë Turqisht-04
Postuar më 28.03.2012 07:43:48 UTC
Përditësuar më 28.03.2012 07:43:48 UTC

PREZANTIMI IV

Përshëndetje miq të turqishtes. Në këtë mësim do të mësojmë si shprehemi kur duam të themi se "nga cili vend vijmë dhe në çfarë forme na drejtohet kjo pyetje". Ashtu si edhe në mësimet e kaluara dëgjoni në fillim bisedat, pastaj përsëritni fjalët dhe fjalitë. Le të dëgjojmë!

-Angelika hangi ülkeden geliyorsunuz? -Nga cili vend vjen Angelika?
- Almanya'dan. -Nga Gjermania.
Siç e dëgjuat, pyetja me të cilën përballeni në turqisht kur ju pyesin se nga cili vend vini është "Hangi ülkeden geliyorsunuz?" E njëjtja pyetje mund të bëhet edhe në këtë formë?
-Nerelisiniz? -Nga jeni?
Tani ti dëgjojmë edhe një herë duke i përsëritur këto fjali shembull!
Angelika hangi ülkeden geliyorsunuz? -Nga cili vend vjen Angelika?
Tani e keni radhën ju.
- Almanya'dan. -Nga Gjermania.
Përsëriteni ju lutem.
Tani këto fjali ti dëgjojmë të ndara në pjesë-pjesë. Ndërsa jeni duke dëgjuar fjalitë, përsëriteni ju lutem.
Hangi? Cili?
Ülke Vend
Hangi ülke? Cili vend?
(bir yerden) gelmek Vij (nga një vend)
Hangi ülkeden geliyorsunuz? Nga cili vend vini?
Almanya Gjermania
Almanya'dan Nga Gjermania
Në këtë mësim mësuam se si e shprehim në turqisht "nga cili vend vijmë" dhe pyetjen që do të drejtohet. Ti dëgjojmë edhe një herë fjalitë që mësuam sot.
Hangi ülkeden geliyorsunuz? Nga cili vend vini?
Nerelisiniz? Nga jeni?
Almanya'dan Nga Gjermania
Lajmet e fundit