HILARI KLINTON ZHVILLON NJË VIZITË PUNE NË TURQI

Mësohet se tema kryesore e takimit të Klinton do të jetë Siria.

Hilari Klinton zhvillon një vizitë pune në Turqi
Postuar më 11.08.2012 11:08:44 UTC
Përditësuar më 11.08.2012 11:08:44 UTC

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton (Hillary Clinton) gjendet për vizitë në Turqi.

Mësohet se tema kryesore e takimit të Klinton do të jetë Siria.

Klinton, e cila gjendet për një vizitë pune në Turqi, fillimisht u takua me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutollu.

Pas takimit të dy homologët do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Këtu Klinton do të pritet në takim nga ana e Kryeministrit Erdoan dhe Presidenti Abdullah Gyl.

Pritet që Klinton të takohet edhe me përfaqësuesit e opozitës siriane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës para pak kohe kishin njoftuar se do të zbatojnë sanksione të reja ndaj Sirisë ndërsa pritet që përmbajtja e këtyre sanksioneve të publikohet në Stamboll.

Gjithashtu pritet që gjatë kësaj vizite të publikohen edhe detajet në lidhje me ndihmat shtesë prej 5,5 milionë dollarëve që do të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për refugjatët sirianë të strehuar në Turqi.

Lajmet e fundit