PIRATËT SOMALEZË LIROJNË “FRIGIA”
Anija e ngarkesës "Frigia" me flamur maltez, e cila u rrëmbye në Somali gjatë muajit mars bashkë me gjithë ekuipazhin e saj, që formohet nga 19 turq dhe 2 ukrainas, u la e lirë.
Postuar më 29.07.2010 14:48:28 UTC
Përditësuar më 29.07.2010 14:48:28 UTC
Bëhet e ditur se piratët somalezë ka lënë të lirë anijen me emrin "Frigia".
Anija e ngarkesës "Frigia" me flamur maltez, e cila u rrëmbye në Somali gjatë muajit mars bashkë me gjithë ekuipazhin e saj, që formohet nga 19 turq dhe 2 ukrainas, u la e lirë.
Mësohet se "Frigia", e cila u la e lirë nga piratët somalezë në orën 07.25 minuta, ka filluar lundrimin drejt fregatës turke "Gelibolu" me detyrë në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, gjendja shëndetësore e anëtarëve të ekuipazhit është e mirë dhe momentalisht komunikimi me anijen është i kufizuar.