www.trtalbanian.com
Rss

TURQI-ZHVILLOHEN MARRËDHËNIET EKONOMIKO-TREGTARE ME AZERBAJXHANIN

Delegacioni Tregtar Turk, i formuar nga 100 burokratë dhe biznesmenë i kryesuar nga Ministri i Shtetit, Zafer Çallajan (Zafer Çağlayan), vazhdon kontaktet në Kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit.

Postuar më 29.07.2010 08:57:29 UTC
Përditësuar më 29.07.2010 09:03:35 UTC

Marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan po zhvillohen edhe në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

 

Delegacioni Tregtar Turk, i formuar nga 100 burokratë dhe biznesmenë i kryesuar nga Ministri i Shtetit, Zafer Çallajan (Zafer Çağlayan), vazhdon kontaktet në Kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit.

 

Ministri i Shtetit, Zafer Çallajan në Baku vizitoi Varrezat Shtetërore dhe varrezat e dëshmorëve turq e atyre azerbajxhanas.

 

Më pas Zafer Çallajan u prit në takim nga Presidenti Ilham Alijev dhe zhvilloi një takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Azerbajxhanit, Shahin Mustafaev.

 

Çallajan sqaroi se synojnë ta rrisin në 5 miliardë vëllim tregtar ndërmjet dy vendeve, që aktualisht është 2 miliardë dollarë.

 

Sot Ministri i Shtetit, Zafer Çallajan dhe delegacioni i tij shoqërues do të marrë pjesë Forumin e Biznesit Azerbajxhan-Turqi.

 

Sipas deklaratës së bërë nga Zyra Konsullore për Tregtinë me Jashtë pranë Ambasadës së Turqisë në Baku, Forumi i Biznesit Azerbajxhan-Turqi dhe bisedimet dypalëshe mes firmave turke dhe atyre azerbajxhanase, në plan për t'u realizuar sot, kanë për qëllim të shtojnë mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

 

Në kuadër të Forumit të Biznesit Turqi-Azerbajxhan, ku do të marrë pjesë edhe Ministri Çallajan bashkë me delegacionin që e shoqëron atë, afaristët turq pritet të bisedojnë me biznesmenët azerbajxhanas për tema si prodhimet elektrik-elektronike, makineritë dhe pjesët e tyre, mobiliet dhe aksesorët, argjendaria dhe gurët e çmuar, sektori automobilistik dhe industria e pjesëve të këmbimit, materialet e ndërtimit dhe ndërtimtaria, shërbimi kargo nëpërmjet transportit ajror, etj.

Turkish Radio - Television Corporation Official Web Site
This service may include material from Anatolian News Agency (AA), Agence France-Presse (AFP), Associated Press (AP), Reuters, Deutsche Press Agentur (dpa), ATSH, EFE, MENA, ITAR TASS, XINHUA which is copyright and cannot be reproduced.