Postuar më 18.07.2010 06:51:14 UTC
Përditësuar më 26.07.2010 14:18:00 UTC
A e dini se arkitekt Sinani ka lindur në Kayseri të Turqisë dhe është një nga mjeshtërit e ndërtimit më të mëdhenj të botës?
Arkitekt Sinani ka jetuar në kohën kur Perandoria Osmane ka qenë në kulmin e fuqisë së saj. Ai ka qenë arkitekti kryesor i shtetit në periudhat e tre sulltanëve. Ka luajtur rol në projektimin dhe ndërtimin e kryeveprave arkitekturore që simbolizojnë fuqinë e perandorisë. Ndikimi i tij vazhdoi edhe pas vitit 1588, që është edhe viti i vdekjes. Emri i tij mbeti i respektuar në çdo kohë.
Arkitektura osmano-turke me arkitekt Sinanin plotësoi procesin e saj kërkues dhe kaloi në periudhën klasike.
Udhëheqësi i madh Ataturk kërkoi fillimin e kërkimeve shkencore për arkitekt Sinanin dhe ndërtimin e një busti të tij.
Emri i tij iu vendos universitetit të ri të hapur në Stamboll në vitin 1982, bërthamën e të cilin e përbën Akademia e Arteve të Bukura të Shtetit.
A e dini se perandori i famshëm romak Jul Cezar fjalët “erdha, pashë, fitova” i ka thënë pas fitores që korri kundër një mbretërie në një zon
ë në veri të Anadollit?
Ushtaraku, politikani dhe njëkohësisht perandori më i dëgjuar romak, Jul Cezar, i cili ka jetuar mes viteve 100 dhe 44 p.e.s pranohet si komandanti më i sukseshëm në antikitet pas Aleksrandrit të Madh.
Jul Cezar fjalët që kanë zënë vend në histori “veni, vidi, viçi” i kishte thënë pas mundjes së Pontusve, të cilët kishin krijuar një mbretëri në zonën e Detit të Zi në veri të Anadollit, që atëherë njihej me emrin Azia e Vogël.
A e dini se qytetit të ngritur në Gaziantep, në vitin 300 p.e.s në bregun më të cekët të Lumit Eufrat nga romakët, të cilët e morën qytetin në shekullin e I-rë p.e.s, i është vendosur emri Zeugma ?
Qyteti antik i Zeugmës ndodhet brenda kufijve administrativë të fshatit Belkis, i varur nga nënprefektura Nizip e rrethit të Gaziantepit. Ai njihet edhe si qyteti antik Belkis dhe ndodhet në brigjet e Lumit Eufrat. Qyteti antik i Zeugmës ose Belkis është i ngritur mbi një terren me sipërfaqe afërsisht 20 mijë dynimë dhe e ka ruajtur rëndësinë e vet në çdo periudhë të historisë.
Me një popullsi 80 mijë banorësh, Zeugma ka qenë një nga qytetet më të mëdha të kohës. Ka qenë më e vogël se Antakia, që në atë kohë pranohej si fqinja e saj, dhe se Aleksandria në Egjipt, por ka qenë e madhe sa Athina. Ka qenë disa herë më e madhe se Pompeu dhe Londra, që sot është një metropol gjigand. Dihet se në periudhën helenistike në Zeugma janë bërë aktivitete të rëndësishme ndërtimore. Gërmimet arkeologjike në Zeugma vazhdojnë ende dhe ka shumë veçori karakteristike që e ndajnë atë nga qytetet e tjera antike në Anadoll.
A e dini se Shën Nikolla, që njihet si plaku i vitit të ri, ka lindur në Patara, e cila ndodhet në brigjet mesdhetare të Turqisë?
Nikolla ka qenë djali i një tregëtari të pasur të grurit. Ka lindur në vitin 245 të e.s. Ndërsa vendlindja e tijë është Patara, që ka qenë një qytet i rëndësishëm i Licisë në brigjet e Mesdheut. Shën Nikolla, i cili njihet edhe si plaku i vitit të ri, deri në vitin 363 e.s. ka jetuar në Anadoll. Me shërbimet, punimet fetare dhe sociale që bëri përreth e qark si peshkopi i Derme-s u gjeti zgjidhje humane problemeve të popullit.
Pas vdekjes ai u varros në Demre dhe në emër të tij u ndërtua një kishë. Sot në 6 Dhjetor, që është data e vdekjes së Shën Nikollës, i cili është edhe shenjtori kryesor i shumë vendeve, organizohen ceremoni, fëmijëve u shpërndahen dhurata dhe festimet vazhdojnë deri në krishtëlindje duke fituar veçorinë e vitit të ri.