Postuar më 29.07.2010 14:37:38 UTC Përditësuar më 29.07.2010 14:37:38 UTC
Pas Bashkimit Evropian dhe Kanadasë vendim për sanksione shtesë përveç atyre të OKB-së ndaj Iranit ka marrë edhe Australia.
Ministri i jashtëm australian Stephen Smith deklaroi se kanë miratuar një vendim për detyrime të reja ndaj Iranit, mes të cilave bëjnë pjesë edhe kufizime në marrëveshjet e biznesit që bëhen me këtë vend në sektorët e naftës dhe gazit natyror.
Sanksionet ndalojnë shitjen Iranit materialeve që mund të përdoren në prodhimin e armëve, raketave dhe armëve të shkatërrimit në masë, shto këtu edhe kufizimet që kanë të bëjnë me sektorët financiar dhe të transportit të këtij vendi.
|