PODCASTS MULTIMEDIA KONTAKT Rss
Dëgjoni Emisionet
Lajmet
08.09.2010 Lajmet 1430
 
Emisionet
08.09.2010 Emisioni 1430
Reportazhe
Reportazh me Z. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës
Engin Beyoğlu, deputet i KDTPsë në Asamblenë e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Reportazh me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Ankara më 02 shkurt 2010
Intervistë me Kryetarin e PDU-së, Shpëtim Idrizi 18.11.2009
Reportazh me Ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë Dr. Bujar Osmani 07.10.2009
 
A e dini se...? 30
A e dini se detari turk, Piri Reis hartën e Antarktidës e kishte vizatuar 300 vjet para zbulimit të kontinentit?
Postuar më 26.07.2010 14:15:30 UTC
Përditësuar më 26.07.2010 14:15:30 UTC

A e dini se Piri Reis hartën e Antarktidës e kishte vizatuar 300 vjet para zbulimit të kontinentit?

           

 

Në vitin 1929 një grup historianësh gjeti një hartë të çuditshme të vizatuar mbi lëkurën e drerit. Studimet e bëra nxorën se kjo hartë ka qenë përgatitur në vitin 1513 nga Piri Reis, i cili ka qenë një detar i njohur turk. Piri Reis në historinë e botës ka zënë vend si një detar i suksesshëm. Ai ka qenë i pasionuar pas hartografisë.

 

Harta e Piri Reisit tregon brigjet perëndimore të Afrikës, brigjet e Amerikës së Jugut dhe brigjet veriore të Antarktidës. Brigjet veriore të Antarktidës ishin vizatuar në një formë mjaft të detajuar.

 

Ndërsa ajo që është më e habitshme është se si kishte arritur Piri Reis që ta bënte një hartë kaq të rregullt të këtij kontinenti 300 vjet para zbulimit të tij. Gjithashtu harta përveç këtyre tregonte edhe brigjet e kontinentit që kishin mbetur nën akull.

 

 

A e dini se Turqia  është vendi më i pasur i botës me mineral bori?

           

Turqia është vendi me rezervat më të mëdha të borit në botë. Pothuajse 70% e rezervave të këtij minerali në botë gjenden në Turqi.

           

Vendi me burime më të shumta pas Turqisë janë SHBA-ës. Amerika duke qenë se për një kohë të gjatë e përdor borin në fusha të ndryshme të industrisë në një të ardhme të afërt do të përballet me rrezikun e shterimit të rezervave të borit. Dhe kjo ua shton edhe më shumë vlerën burimeve të borit që ka Turqia.

 

 

A e dini se kuzhinierët turq janë trashëgimtarë të një prej kuzhinave më të mira të botës?

           

Kuzhinierët turq janë trashëgimtarët e një prej kuzhinave më të shijshme të botës.

           

Turqit traditën e gatimit e sollën nga Azia Qëndrore; në Anadoll ata zbuluan si të gatuanin me harxhe dhe metoda të reja që gjetën këtu, dhe nxorën një prej kuzhinave të rralla në botë, kuzhinën turke.

 

 

 

A e dini se Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952?

           

Marrëveshja për themelimin e Organizatës së Traktatit të Antllantikut Verior u nënshkrua në Uashington, në 4 Prill të vitit 1949, me pjesëmarrjen e 12 vendeve dhe në fuqi hyri në 24 gusht të vitit 1949.

           

Turqia, në këtë aleancë është aderuar në 18 shkurt të vitit 1952.

           

Vendet anëtare të këtij traktati konfirmojnë besimin që kanë ndaj qëllimit dhe parimeve të Kartës së KB dhe dëshirat për të jetuar në paqe me të gjithë popujt e të gjitha qeveritë.

           

Vendet anëtare janë të vendosura që në themel të parimeve të demokracisë, lirisë individuale dhe sundimit të ligjit, të bashkojnë përpjekjet e tyre për të mbrojtur liritë e të gjithë popujve, trashëgimitë dhe civilizimet e tyre të përbashkëta, për një mbrojtje kolektive dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

 

Vendet anëtare të NATO-s kanë për synim të mbrojnë paqen, të zhvillojnë besimin, stabilitetin dhe mirëqenien brenda hapësirës që mbulon aleanca.

 





Lajmet e Fundit
Rreth Zërit të Turqisë Rreth TRT-së Kontakt Skema Programore Multimedia
TRT Radio
TRT TV
TRT Lajme
TRT Historiku
Kushtet e Përdorimit
Opinioni Juaj
Të dhënat mbi transmetimet satelitore
Fotogaleri
Dëgjo / Shiko
Podcasts
Turkish Radio - Television Corporation Official Web Site