PODCASTS MULTIMEDIA KONTAKT Rss
Dëgjoni Emisionet
Lajmet
08.09.2010 Lajmet 1430
 
Emisionet
08.09.2010 Emisioni 1430
Reportazhe
Reportazh me Z. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës
Engin Beyoğlu, deputet i KDTPsë në Asamblenë e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Reportazh me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Ankara më 02 shkurt 2010
Intervistë me Kryetarin e PDU-së, Shpëtim Idrizi 18.11.2009
Reportazh me Ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë Dr. Bujar Osmani 07.10.2009
 
Tërmetet, fenomeni natyror që po trondit gjithnjë e më shumë botën
Përshtypja se numri i tërmeteve është shtuar ka tërhequr vëmendjen dhe ka alarmuar njerëzit, por shkencëtarët thonë se me gjithë përshtypjen e krijuar, ende u duhet ta provojnë nëse ky numër është rritur.
Postuar më 17.07.2010 20:28:15 UTC
Përditësuar më 18.07.2010 09:25:14 UTC

Përshtypja se numri i tërmeteve është shtuar ka tërhequr vëmendjen dhe ka alarmuar njerëzit, por shkencëtarët thonë se me gjithë përshtypjen e krijuar, ende u duhet ta provojnë nëse ky numër është rritur.

Numri i tërmeteve rreth globit mbetet konstant, me gjithë lëkundjet, thote Volfgang Frederich, profesor i shkencave që merren me studimin e tokës pranë universitetit Ruhr në Bohum.

Statistika nga programi i SHBA për vëzhgimet gjeologjike të tërmeteve, tregojnë se numri i atyre midis shkallës 7.0 dhe 7.9 Rihter ka mbetur në dekadën e fundit mjaft konstant, me një mesatare prej 13 tërmetesh në vit.

Në këtë periudhë kohe nuk ka pasur më shumë se katër tërmete të shkallës 8.0 deri në 9.0 ballë, ndërsa numri i tronditjeve të vogla që janë matur është thuajse i pafund, thotë Fridrih nga Universiteti Ruhr.

- Rrethi i zjarrit

Toka përbëhet nga katër shtresa: nga shtresa e brendshme, shtresa e jashtme, manteli dhe korja. Korja dhe manteli i sipërm krijojnë litosferën, një shtresë me trashësi 50 km dhe kjo përbëhet nga të ndara që quhen pllaka tektonike, që dihet që e ndryshojnë pozicionin dhe kanë shumë defekte. Shumica e tërmeteve ndodhin përgjate vendeve me defekte.

"Pllakat mund të levizin horizontalisht ose vertikalisht, në atë mënyrë që një pllakë leviz nën një tjetër", thote Fridrich.

Shumica e tërmeteve ndodhin në zonën e Paqësorit, të njohur si Rrethi i Zjarrit, një rajon që rrethon bregdetin e Oqeanit Paqësor përgjatë vendeve si Zelanda e Re, Japonia, Alaska dhe Kili.

- Koinçidence apo lidhje?

Sipas Fridrihut, modelimet sizmologjike dhe kalkulimet matematikore të shtypjeve dhe të presioneve kanë treguar një rritje të presioneve në pjesë të tjera të botës, pasi ndodh një termet. Kjo, e kombinuar me të dhëna statistikore ka krijuar një teori, që tërmetet e mëdha si ato të fundit në Haiti dhe Kili mund të rrisin presionin në një pjesë tjetër të pllakës tektonike dhe ta ulin në një pjesë tjetër, duke shkaktuar potencialisht një tërmet pasues në një pjesë tjetër të botës.

"Problemi është qe duhet ta provosh se kjo nuk është koinçidence, gjë që është me të vërtetë e vështire," thotë ai.

Disa shkencëtarë janë relativisht të siguritë, që pas një tërmeti, presioni rishpërndahet në pjesë të tjera të një pllake tektonike. Por lidhja e këtij efekti me një tërmet të dytë, të mëvonshem nuk është kaq e thjeshtë, thonë ata.

Tirana në listën e 9 metropoleve në rrezik nga tërmetet

Përfundimet e një studimi të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, janë ndoshta të mjaftueshme për të ngjallur frikë edhe tek ne në Shqipëri, pasi kryeqyteti, Tirana renditet në listën e 9 metropoleve të botës në rrezik nga tërmetet.

Studimi i publikuar në gazetën amerikane, "New York Times" dhe gazetën italiane "La Repubblica", thotë se brenda 40 viteve të ardhshme, këto metropole kanë gjasa të goditen nga tërmetet dhe jo vetëm kaq.

Sipas studimit, “për shkak të mbipopullimit të shpejtë dhe ndërtimeve që janë përpjekur të ndjekin ritmin e mbipopullimit, do të mjaftonte që goditja të ishte 6 deri në 7 ballë që pasojat të ishin shkatërruese në këto metropole”.

“Rritja e popullsisë urbane që do të shtohet rreth 2 miliard brenda gjysmës së këtij shekulli po "prodhon" pa e kuptuar një armë të fuqishme të shkatërrimit në masë: shtëpitë”.

Kështu e nis komentin e vet në përfundim të këtij studimi, Roxher Bilham, profesor i Universitetit të Kalifornisë. Në studimin e tij është publikuar edhe një "hartë e ardhshme tërmetesh", pra një listë e qyteteve kryesore që rrezikohen më shumë në botë. Bëhet fjalë sipas studimit, për qytete ku ka gjasa të ndodhë një tërmet katastrofik në 40 vitet e ardhshme.

“Duket se lëvizjet sizmike preferojne të godasin atje ku janë pikat tona të dobëta", ka thënë Mustafa Eridik, drejtor i Institutit të inxhinierisë në Stamboll, duke analizuar studimin e profesor Bilham dhe letrën e tij botuar në gazetën "New York Times".

“Stambolli, p.sh., është një qytet "i dobët" për sa i përket pikëvështrimit sizmik që është rritur me një shpejtësi të madhe. Në vetëm 50 vjet ka kaluar nga 1 milion, në 10 milionë njerëz, që jetojnë pjesën më të madhe në ndërtime të kryera pa asnjë kriter antitërmet, apo antisizmik”, shprehet Eridik.

Ai shton edhe se “një tërmet, si ai që goditi Haitin, në Stamboll mund të shkaktojë nga 30 deri në 40.000 viktima dhe të lëndojë të paktën 120.000. Janë të shumta ndërtesat e bëra në lartësi, pa marrë parasysh kapacitetet strukturore të kolonave apo të mureve mbështetëse. Ka prej tyre që janë të rrezikshme edhe pa pasur lëkundje sizmike. Shumë ndërtime të bëra me rërë deti dhe hekur, janë edhe më të brishta ndaj lëkundjeve sizmike”.

“Janë bomba me sahat edhe Karaci në Pakistan, Katmandu në Nepal, Lima në Peru dhe disa qytete të tjera të mbipopulluara me shpëjtesi", shpjegon Bilham, në "New York Times".

Për Teheranin, Bilham ka llogaritur që një lëkundje si ajo e Haitit, mund të sjellë vdekjen e 1 milion njerëzve. Në fakt, për sa i përket Teheranit, disa gjeologë iranianë shumë herë i kanë bërë presion qeverise për ta spostuar kryeqytetin, i cili gjendet pikërisht mbi një epiqendër sizmike shumë aktive”.

Por, situata është e rënde edhe në qytete të vendeve të industrializuara, apo në zhvillim. Pra, edhe në Evropë. Në Lisbonë, Mesinë, Tiranë, Athinë ka gjasa qe lëkundjet sizmike, edhe pse jo të forta (6°-7° Rihter) të jenë katastrofike. Dhe të mos harrojmë: Ndërtimet janë vetëm një nga grackat vdekjeprurëse në raste tërmetesh.

- Kryeqytetet në rrezik nga tërmetet, ku brenda 40 viteve parashikohet një termet shkatërrues: •

-Stambolli - Turqi •

-Karaci - Pakistan •

-Katmandu - Nepal •

-Lima - Peru •

-Teherani - Iran •

-Lisbona - Portugali •

-Mesina - Itali •

-Tirana - Shqipëri •

-Athina - Greqi.





Lajmet e Fundit
Rreth Zërit të Turqisë Rreth TRT-së Kontakt Skema Programore Multimedia
TRT Radio
TRT TV
TRT Lajme
TRT Historiku
Kushtet e Përdorimit
Opinioni Juaj
Të dhënat mbi transmetimet satelitore
Fotogaleri
Dëgjo / Shiko
Podcasts
Turkish Radio - Television Corporation Official Web Site