PODCASTS MULTIMEDIA KONTAKT Rss
Dëgjoni Emisionet
Lajmet
08.09.2010 Lajmet 1430
 
Emisionet
08.09.2010 Emisioni 1430
Reportazhe
Reportazh me Z. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës
Engin Beyoğlu, deputet i KDTPsë në Asamblenë e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Reportazh me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Ankara më 02 shkurt 2010
Intervistë me Kryetarin e PDU-së, Shpëtim Idrizi 18.11.2009
Reportazh me Ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë Dr. Bujar Osmani 07.10.2009
 
Datat kryesore të historisë së Kosovës
Përgjatë historisë së saj, Kosova ka qenë territor herë nën kontrollin e shqiptarëve dhe herë nën atë të serbëve.
Postuar më 22.07.2010 12:00:06 UTC
Përditësuar më 22.07.2010 12:04:27 UTC

 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të publikojë sot pasdite opinionin këshillimor lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
    

Përgjatë historisë së saj, Kosova ka qenë territor herë nën kontrollin e shqiptarëve dhe herë nën atë të serbëve.
     
     

Më poshtë vijojnë datat kryesore të historisë së Kosovës:

     

Shekulli XII-të - Kosova gjendet në "zemrën" e perandorisë serbe në të cilën mbretëron dinastia e Nemanjiçëve. Ndërtohen manastire dhe kisha të shumta.

     - 1389 - Disfatë e serbëve përballë Perandorisë osmane në betejën e Fushë-Kosovës. Fillon sundimi turk për disa shekuj, i cili prish ekuilibrin etnik në favor të myslimanëve dhe shqiptarëve.

     - 1913 - Serbia rimerr kontrollin e Kosovës pas luftërave ballkanike.

     - 1946 - Kosova bëhet pjesë e Federatës Jugosllave të komunistit Josip Broz Tito.

     - 1987 - Gjatë një vizite në Kosovë, Sllobodan Milosheviç pozicionohet në mbrojtje të serbëve të Kosovës.

     - 1989 - Milosheviç rishikon kushtetutën serbe, kufizon gjerësisht autonominë e Kosovës.

     - 1992 - Ibrahim Rugova zgjidhet president i Kosovës, bën rezistencë paqësore për të arritur në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe krijon institucionet paralele.

     - 1997 - Formohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila organizon luftën kundër forcave serbe.

     - 1998 shkurt-mars - Forcat e Milosheviçit sulmojnë UÇK-në. Në luftime vriten më shumë se 10 000 shqiptarë.

     - Viti 1999 -

     - 10 qershor - Beogradi, i detyruar nga goditjet e forcave të NATOS,  tërheq forcat e tij nga Kosova, e cila vihet nën protektoratin e OKB-së dhe të NATO-s.

     - 11 qershor - Afro 200 000 serbë dhe banorë të tjerë jo shqiptarë largohen nga Kosova.

     - Viti 2004  -

     - Mars - Kryengritje të mëdha antiserbe: 19 të vdekur dhe më shumë se 900 të plagosur.

     - Viti 2005 -

     - Nëntor - Parlamenti i Kosovës miraton rezolutën për krijimin e një shteti të pavarur.

     - Dhjetor - I dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari, fillon një mision për statusin përfundimtar të Kosovës.

     - Viti 2006 - 

     - 21 janar - Vdes Ibrahim Rugova. Fatmir Sejdiu e zëvendëson.

     - 20 shkurt - Fillojnë në Vjenë negociatat për statusin e Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve.

     - Viti 2007 -

     - 26 janar - Ahtissari paraqet një plan për pavarësinë e Kosovës nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

     - 26 mars - Amerikanët dhe evropianët mbështesin planin e Ahtissarit në KS të OKB-së, ndërsa Rusia duke mbështetur Serbinë e kundërshton.

     - 20 korrik - Për shkak të mospranimit të rusëve, Grupi i Kontaktit (SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali) ngarkojnë një treshe ( një amerikan, një rus dhe një evropian) për të gjetur një kompromis mes shqiptarëve dhe serbëve.

     - 10 dhjetor - Trojka konstaton dështimin e negociatave.

     - Viti 2008 -

     - 17 shkurt - Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë e Kosovës.





Lajmet e Fundit
Rreth Zërit të Turqisë Rreth TRT-së Kontakt Skema Programore Multimedia
TRT Radio
TRT TV
TRT Lajme
TRT Historiku
Kushtet e Përdorimit
Opinioni Juaj
Të dhënat mbi transmetimet satelitore
Fotogaleri
Dëgjo / Shiko
Podcasts
Turkish Radio - Television Corporation Official Web Site